Pas aktivitetit të zhvilluar në Korçë, Ilir Meta në një prononcim për mediat ka shprehur se më në fund në vend sipas tij demokracia është në situatë më normale se sa periudha katastrofike sipas tij e para zgjedhjeve të 25 prillit.
Meta deklaroi se para zgjedhjeve kishte zero opozitë dhe situata ishte katastrofike duke theksuar se tashmë opozita duhet të përmbushë përgjegjësitë e saj në parlament që institucionet e tjera të rimarrin veten dhe të respektojnë Kushtetutën e Shqipërisë.
Zoti President, a keni një koment për përjashtimin e zotit Berisha nga Grupi Parlamentar i PD-së, meqenëse Doktori është edhe dobësia juaj, siç e thoni vazhdimisht?
Presidenti Meta: Meqenëse përmendët Doktorin, unë do t’ju lutesha që të mos rrinit kaq pranë me njëri-tjetrin! Dhe do të lutesha që të gjithë të jenë të kujdesshëm në këtë situatë të pandemisë pasi ka një tendencë të përkeqësimit, dhe të rikthimit të një vale tjetër!
Mendoj se kjo është një çështje madhore.
Përsa i takon situatës së demokracisë në vendin tonë, edhe ajo kuptohet se është në një gjendje problematike. Nuk është ndoshta ashtu siç do të donin shumë, përfshirë edhe mua, pas 25 prillit, por pa asnjë diskutim është shumë më mirë se sa situata katastrofike para 25 prillit në kushtet e mungesës së një parlamenti kushtetues dhe funksional, në kushtet e zero opozitës në të gjitha institucionet kryesore, qendrore dhe vendore të vendit, kështu që aktualisht pas 25 prillit sidoqoftë janë mundësitë për rivendosjen e plotë të demokracisë, për një demokraci funksionale, për një parlament funksional dhe ai është qëllimi ynë kryesor dhe duhet të jetë i të gjithë qytetarëve që demokracia të funksionojë, që zëri i tyre të dëgjohet, që premtimet e atyre që votohen, të mbahen./TCH
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?
A është tradhtia një sëmundje apo një zgjedhje?
Çfarë personaliteti ka një Shigjetar?
Çaji i hudhrës – arsyet shëndetësore pse duhet të pini çdo m...
Celta Vigo në një finish dramatik ndal Barcelonën