Google ADS

Dy shtetas të Serbisë hynë ilegalisht në Kosovë, njëri rezulton pozitiv me Covid-19

10:16 | 17 Shtator 2021
S D

Dy shtetas të Serbisë janë arrestuar në kufi pasi që përmes rrugëve alternative kanë hyrë në territorin e Republikës së Kosovës, shkruan arbresh.info.

Më pas të dyshuarve u është bërë testi në QKMF në Prishtinë, ku njëri nga ta ka rezultuar pozitivë.

Të dy janë depërtuar në territorin e Serbisë.

“Banjë Dog 16, Zubin Potok, 16.09.2021-07:03. Janë arrestuar dy te dyshuar meshkuj  shtetas të Serbisë për shkak se përmes rrugëve alternative nga territori i Serbisë  kanë hyrë në territorin e Kosovës. Te dyshuarit janë ndaluar nga patrulla policore deri sa kanë qenë duke lëvizur me automjetin e tyre me targa te Serbisë. Të dyshuarve me vendim të  prokurorit u është  caktuar masa e arrestit për 48 orë, por pasi njëri prej tyre në testin që ju ka bërë në QKMF Prishtinë ka rezultuar pozitiv i infektuar me virusin Covid 19 janë depërtuar në territorin e Serbisë dhe lënda e rastit procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme