Tre persona janë arrestuar në flagrancë pas bastisjes së dy lokacioneve, nga njësiti i hetimeve për krim të organizuar, shkruan arbresh.info.
Në vendin e ngjarjes janë konfiskuar para të gatshme në vlerë prej 3300 euro si dhe armë, fishek, vetura po ashtu edhe dokumente të ndryshme.
Të dyshuarit janë dërguar në mbajtjeje.
“Pejë (NN) 15.09.2021 – 13:00. Nga njësiti i hetimeve pran Drejtorisë për hetimin e krimit të organizuar lidhur me veprat e cekura në dy lokacione në flagrancë janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë. Gjatë arrestimit te të dyshuarit janë gjetur mjete financiare – para të gatshme të cilat viktima i kishte paguar këste për fajde. Në cilësi të provave materiale janë sekuestruar: 3300 (tremijë e treqind) euro para të gatshme, dy pistoleta, një pushkë e gjuetisë, 89 fishek, dy vetura si dhe dokumente të ndryshme relevante për rast. Të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raportin e PK-së./arbresh.info/
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...
Hamzën në Hannover dhe Köln: Kosova është shtëpia jonë e për...
Vazhdojnë paraqitjet e mira të Zhegrovës – shpallet lojtari ...
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë