Kalifornia, tani për tani, është i vetmi shtet amerikan që nuk është në kategorinë më të lartë për transmetimin e koronavirusit.
Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve tregojnë se Kalifornia ndodhet në zonën me ngjyrë portokalli, ndërsa pjesa tjetër e vendit është mbuluar në të kuqe, që do të thotë se ka një “transportueshmëri të madhe të komunitetit”, shkruan fox neës, transmeton portal arbresh.info
Në të gjithë vendin, SHBA regjistron një mesatare prej 295 rastesh për 100,000 njerëz dhe një normë pozitiviteti prej 9.5 përqind.
Në Kaliforni, janë 20 raste të reja për 100,000 banorë dhe një normë prej 4.4 përqind.
Kalifornia raportoi një mesatare prej 9,281 rastesh me koronavirus në ditë për periudhën shtatë ditore, krahasuar me rreth 13,400 raste në ditë dy javë më parë.
Në korrik, CDC tha se mësuesit dhe studentët e vaksinuar nuk duhej të mbanin maska në ndërtesat e shkollave, por Kalifornia tha që udhëzimet e tyre për mbajtjen e maskave do të mbeten në vend./arbresh.info/
Policia kërkon ndihmë në lokalizimin e një gruaje në Pejë, d...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...
Policia kërkon ndihmë në gjetjen e një gruaje të dyshuar për...
Çitaku: PDK do ta padisë për shpifje deputeten e VV-së