Kuba ka publikuar një draft të shumëpritur të një ligji të ri mbi familjen, ëse miratohet, do të hapte derën për martesat homoseksuale, të cilat aktivistët e të drejtave LGBT i kanë mirëpritur.
Megjithatë, janë shumë pikëpyetje se nëse ligji do të miratohet, transmeton portal arbresh.info
Ligji i ri e përcakton martesën si një bashkim vullnetar të dy njerëzve pa specifikuar gjininë, në krahasim me përkufizimin aktual si bashkim i një burri dhe një gruaje. Drafti, megjithatë, ende duhet të kalojë nëpër një debat publik dhe më pas do të ndryshohet për të marrë parasysh pikëpamjet e qytetarëve para se të dalin në referendum.
Aktivistët kanë frikë se komisioni përgjegjës mund t’i nënshtrohet presionit nga grupet fetare dhe ata që preferojnë kulturën tradicionale.
Ata thonë se qeveria nuk duhet të kishte caktuar një referendum mbi të drejtat themelore të njeriut, ndërsa qeveria thotë se dëshiron të ndërtojë, jo të detyrojë, që të pranojë ndryshimin.
Kuba, e cila dërgoi homoseksualët në kampet e punës korrektuese në vitet e para pas revolucionit të saj të majtë në vitin 1959, bëri përparim të konsiderueshëm në të drejtat LGBT gjatë viteve 2000 dhe 2010./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...