Google ADS

Tre muajt e fundit u shuan më shumë biznese se sa në tre muajt e njejtë të vitit të kaluar

08:08 | 17 Shtator 2021
S D

Mbyllja e vazhdueshme në dy vitet e fundit si shkak i pandemisë covid-19, ka sjellë shuarjen e   670 bizneseve, në tre mujorin e dytë të vitit 2020-2021, shkruan arbresh.info.

Ndërkaq nga 8,024 biznese sa janë aktive, katër nga to janë mbyllur në periudhën Janar-Shtator 2021.

Në një përgjigjeje për arbresh.info, Agjencia e Regjistrimit të Bizneseve në Kosovë, ka thënë se gjatë tre mujorit të dytë të vitit 2020, janë shuar 330 biznese, ndërkaq në po të njëjtën periudhë të vitit 2021, janë shuar 340 biznese.

“Në vitin 2020, janë shuar 330 biznese, në qershor 106, biznese, në korrik 97, ndërsa në gusht 127. E në vitin 2021, janë shuar 340 biznese në qershor janë shuar 129, në korrik 101, në gusht 110”, thuhet në përgjigjëjen e ARBK-së.

Ndërkaq, Agjencia Tatimore e Kosovës për arbresh.info ka thënë se nga të hyrat tatimore në periudhën janar-gusht 2020 rezulton se ka pasur 33 milionë euro më pak të hyra se periudha e njëjtë e vitit 2019.

Nga 8,024 sa janë biznese aktive, katër nga to janë mbyllur në periudhën janar-shtator 2021.

Përqindja e të hyrave tatimore është rritur në vitin 2021, në periudhën janar-gusht, në 32.1%, si dhe janë inkasuar 40.2 milionë euro.

“Për periudhën janar-gusht 2021 399.3 mil. € tatime, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kemi rritje  për  97.0 mil € apo 32.1%. Ndërsa, në krahasim me planin kemi rritje për të inkasuar për 40.2  mil. € apo 11%.”, thuhet në përgjigjëjen e ATK-së.

ATK, tutje ka potencuar se asnjë nga bizneset në Kosovë për momentin nuk janë të liruara nga tatimi, deri në ndonjë vendim të ri të Qeverisë.

“Nuk ka biznese te cilat janë të liruara nga tatimi, apo për shtyrjen e afatit për deklarim dhe pagesë të tatimeve, kjo ka ndodh me herët sipas vendimeve të Qeverisë, por aktualit nuk ka ndonjë vendim të tillë”, tha ATK.

Skënder Krasniqi, drejtor në Odën e Afarizmit të Kosovës, për arbresh.info ka thënë se mospërkrahja nga shteti ka sjellë shuarjen e shumë bizneseve në Kosovë.

“Mos përkrahja e mjaftueshme e shtetit ndaj situatave në të cilat gjendet bota e këtë po e përjeton edhe biznesi vendor. Ne kemi pritur që të kemi një reagim më të mirë në krahasim me gjendjen por fatkeqësisht nuk është mjaftueshëm tu reagu, coftë Kuvendi i Kosovës apo institucionet e tjera”, tha Krasniqi.

E një reagim më ndryshe dhe më fleksibil Krasniqi tha se e kanë pritur nga Qeveria e Kosovës.

“Qeveria është dashur të reagojë me përkrahje dhe mbështetje të prodhimit vendor të sektorëve të cilët janë afektuar  më shumë nga vendimet qoftë qeveritare por edhe nga pandemia botërore’, tha Krasniqi.

Mungesa e një strategjie për përkrahje të këtyre bizneseve solli edhe humbjen e punëtorëve, e madje sipas Krasniqit disa nga bizneset janë dënuar për mos pagesë të obligimeve.

“Me mos përkrahje të produkteve dhe bizneseve të caktume që kanë pasur humbje normal që shumë nga to janë mbyllur, pra shteti nuk ju ka gjind mjaftushëm bizneseve, në mënyrë që të punojnë dhe punëtorët ti mbajnë në vende të punës, të sigurojnë dhe të kenë mjaftueshëm qarkullim, përmes përkrahjes financiare, kredive të buta, kredive me grejs periudh deri në dy vjet, qysh kanë ndodh dhënie të kredive për mbështetje financiare, për grumbullimin e humbjeve dhe shpenzimeve, e pikërisht këtë nuk e ka bërë shteti ynë. Madje ka pasur dënime për shkak të mos kryerjes së obligimeve të pagesave në shtet”, deklaroi Krasniqi.

ARBK, për arbresh.info tha se në vitet 2020-2021, janë regjistruar në total 5264.

Kujtojmë që mekanizmat financiarë ndërkombëtarë në raportet e tyre të publikuar për efektet e pandemisë në ekonominë e Kosovë, kanë vlerësuar se janë shkaktuar dëme të mëdha./S.D/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme