Google ADS

Organizatat ndërkombëtare të të drejtave: BE-ja po i ik përgjegjësisë për t’i mbrojtur afganët

Foto: Mir Ahmad Firooz Mashoof / AA
01:44 | 17 Shtator 2021
Trina Galanxhi

Organizatat kryesore ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe refugjatët kritikuan Bashkimin Evropian (BE) dhe bënë thirrje për rritje të mbështetjes për afganët në nevojë, transmeton Anadolu Agency (AA).

24 organizata, përfshirë organizatat ndërkombëtare jofitimprurëse si Amnesty International, Kryqi i Kuq, Observatori për të Drejtat e Njeriut dhe Oxfam, bënë një deklaratë të përbashkët me shkrim për afganët që kanë nevojë për ndihmë.

“BE-ja duhet të ndajë përgjegjësinë, në vend që t’i shpëtojë përgjegjësisë për t’u siguruar atyre mbrojtje”, thuhet në deklaratë, e cila thekson 18 milionë njerëz në Afganistan kanë nevojë për ndihmë urgjente humanitare dhe mijëra njerëz ende duan të largohen nga vendi.

Në deklaratë më tej thuhet se BE-ja duhet të sigurojë rrugë të sigurta për afganët që kanë nevojë për mbrojtje dhe të zbatojë një program të “zhvendosjes vullnetare”, duke kërkuar që blloku evropian të dënojë, hetojë dhe sanksionojë veprimet si shtyrjet mbrapa nga kufijtë e Unionit dhe mohimi i qasjes së tyre në të drejtën për azil.

“Të gjitha rastet refuzimeve për azil dhe arrestimet e afganëve duhet të rishikohen urgjentisht”, theksuan organizatat ndërkombëtare.

Në deklaratë u theksua gjithashtu se duke përdorur peshën diplomatike të BE-së, evakuimet duhet të fillojnë përsëri dhe të gjithë ata që duan të largohen nga vendi duhet të sigurohen.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme