Google ADS

Haxhiu tregon për marrëveshjen që kishte Kadri Veseli me Bekim Jasharin

23:59 | 16 Shtator 2021
Trina Galanxhi

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu e ka cilësuar të ngutshëm dhe të gabueshëm vendimin për kandidim për kryetar të Skenderajt.

Haxhiu në emisionin ‘DPT te Fidani’ thotë se, ish-kryeari i kësaj partie, Kadri Veseli, kishte thënë se nuk do të vendoste asnjëherë kundërkandidat ndaj një anëtari të familjes Jasharaj.

“Jam munduar me tërë qenien time me gjet një kompromis në Skenderaj që PDK-ja mos me garu kundër vlerave të saj, pra të mos garojë kundër emblemës së UCK. Në Skenderaj nuk do të duhej PDK-ja të garonte kundër Bekim Jasharit, dhe të vazhdonte koordinimin që e kishte në zgjedhjet e vitit 2017, kur PDK-ja me Kadri Veselin nuk vendosën kundër kandidat në raport me Bekim Jasharin”, tha Haxhiu.

Ai tha se këtë e ka thënë gjithmonë, por gjithashtu e kishte përsëritur edhe dy javë para se të arrestohej nga Gjykata Speciale, në një takim që kishte me Bekim Jasharin, Nuredin Lushtaku e që pjesë ishte edhe vetë ai, Bekim Haxhiu.

“Jo, e ka thënë edhe në të kaluarën si dhe dy javë para se të arrestohej nga Gjykata Speciale, ka thënë se deri sa të jem unë kryetar i PDK-së unë nuk i qes kundërkandidat një anëtari të familjes Jashari. E kam parë si të ngutshme dhe të gabueshme këtë kandidaturë nga kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi”, shtoi tutje Haxhiu./t7/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme