Google ADS

Kryeministri Kurti dhe ambasadori i Gjermanisë flasin për mbledhjen e sotme mes Qeverisë së Kosovës dhe Maqedonisë Veriore

22:27 | 16 Shtator 2021
L G

Bashkëpunimi ekonomik dhe tregtar mes Gjermanisë dhe Kosovës ishin temë diskutimi në takimin që Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi me ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Joern Rohde.

Ky takim me ambasadorin erdhi pas takimit të mbajtur në Tiranë me Kancelaren e Republikës Federale të Gjermanisë, Angela Merkel, dhe diskutimin për çështje bilaterale dhe regjionale, njofton zyra për media e kryeministrit.

Kryeministri Kurti e vlerësoi vullnetin e shprehur nga kancelarja Merkel për të shtuar bashkëpunimin në rajon, gjithnjë në frymën e integrimeve në Bashkimin Evropian,shkruan arbresh.info.

Po ashtu u bisedua edhe për mbarëvajtjen e mbledhjes së sotme të përbashkët të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Kryeministri theksoi se kjo mbledhje e parë është shprehje e gatishmërisë dhe interesimit për të shënuar një fazë të re të bashkëpunimit të ndërsjellë dhe realizimit të qëllimeve të përbashkëta për Ballkanin Perëndimor si rajon i paqes së qëndrueshme, sigurisë afatgjate, demokracisë dhe zhvillimit socio-ekonomik./arbresh.info/

Të ngjashme