Ylli portugez, Bruno Fernandes ka qenë në bisedime për muaj të tërë mbi kushtet e reja, dhe tani është pranë vendosjes së stilolapsit në letër për kontratën e re.
Fernandes është afër për të nënshkruar një kontratë të re pesë-vjeçare me Manchester United, me vlerë më shumë se 250,000 funte në javë.
Portugezi është bindur të qëndrojë pas nënshkrimit të shokut të tij, Cristiano Ronaldo dhe investimeve të mëdha në tregun e transferimeve.
27-vjeçari-i cili kërkohej nga Real Madrid dhe Barcelona do të rrisë pagën e tij në Man Utd me gati 100,000 funte më shumë në javë me kontratën e re.
‘SunSport’ i ka kuptuar kushtet e tij të reja, të cilat do të zgjasin deri në vitin 2026 dhe që mund të zyrtarizohen brenda javëve të ardhshme pas bisedimeve të suksesshme.
Mesfushori sulmues është bërë një pjesë kyçe e ekipit të Ole Gunnar Solskjaer, dhe një udhëheqës vokal në dhomën e zhveshjes.
Ai ka bërë një ndikim mahnitës që nga nënshkrimi i tij prej 60 milionë funtesh nga Sporting Lisbon rreth 18 muaj më parë.
Fernandes ishte një nga arsyet pse Ronaldo u kthye në Old Trafford gjatë verës pasi ata janë miq të ngushtë ndërkombëtarë.
Marrëveshja e tij aktuale zgjat deri në vitin 2025, por do të ketë një mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...