Brukseli do të emërojë një rrugë sipas prostitutës së vrarë Eunice Osayande

19:54 | 16 Shtator 2021
Trina Galanxhi

Qyteti i Brukselit ka thënë se do të emërojë një rrugë të re sipas një punonjësi seksi nigerian të vrarë, si pjesë e një fushate më të gjerë për njohjen e të drejtave të grave në Belgjikë.

Këshilli i qytetit tha se rruga do të mbajë emrin e Eunice Osayande, e cila u qëllua për vdekje nga një klient i saj në qershor të vitit 2018, shkruan BBC, transmeton portal arbresh.info

E tërhequr nga premtimi për punë dhe për një të ardhme më të mirë në Europë, Osayande erdhi në kryeqytetin belg në vitin 2016.

Ajo besonte se do të bëhej aktore, pasi ashtu i është thënë nga burrat që e trafikuan.

Pasi kishte arritur në Bruksel, menjëherë ajo është hedhur në rrugë për prostitucion.

Ajo u tha se i kishte borxh bandës së kontrabandës 45,000 euro mëqe ishte sjellur në Bruksel.

Në javët para vdekjes së saj, ajo kishte kontaktuar me një organizatë bamirësie për punëtorët e seksit dhe u kishte thënë se po përjetonte dhunë dhe frikësim gjatë punës. Ajo kishte frikë se nuk mund të shkonte në polici sepse ishte një emigrante pa dokumente.

Në qershor 2018, në moshën 23 vjeç, Osayande u godit me thikë 17 herë nga një klient në rrethin Gare du Nord.

Vrasja e saj është përcjellur me protesta të mëdha.

Prostitucioni nuk është ilegal në Belgjikë, por nuk ka rregulla të unifikuara kombëtare./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme