Shkolla është një peridhë specifike gjatë rritjes, ku përpos mësimit dhe edukimit, aftësitë shoqërore janë dominuese dhe kjo gjë mund të ndikojë edhe në lumturinë e fëmijës.
Ka shumë njerëz që “nuk shoqërohen” në shkollë, veçanërisht në shkollën fillore dhe sipas psikologëve kjo mund të ndikojë në gjendjen e tyre psikologjike gjatë rritjes, transmeton portal arbresh.info
“Nëse ndodh kjo, asnjëherë nuk duhet të telefoni shkollën dhe të kërkoni që fëmijës tuaj t’i ndryshohet klasa. Me shumë maturi, ju mund ta ndihmoni atë, duke organizuar një festë të vogël me miqtë në shtëpi dhe duke e inkurajuar fëmijën që të bëjë aktivitete jashtë shkollës”, thotë psikologia Claire Deli.
Studimi izraelit: 11 përqind e fëmijëve shfaqin shenja afatgjate të sëmundjes së koronavirusit
Ajo sugjeron që fëmijës t’i kushtohet vëmendje nëse thotë se “askush nuk e do” ose “unë nuk e dua askënd”, sepse sipas saj kjo mund të jetë shenjë e pasigurisë.
Aktivitetet jashtëshkollore janë një nga mënyrat më të mira që fëmija juaj të krijojë miq.
Këto aktivitete do të ngjallin interesa dhe aktivitet që do të bëjnë fëmijën të ndihet i përmbushur dhe i lumtur.
Sipas psikologes, kjo është e vetmja mënyrë për miqësi afatgjate dhe miqësi të mundshme./arbresh.info/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...