Partia Socialdemokrate(PSD) ka paralajmëruar se ditëve në vijim do ta padis ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia.
Përmes një postimi në Facebook, kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka thënë se Vitia ka bërë shkelje dhe është treguar i papërgjegjshëm.
“Arben Vitia ka kryer shkelje të rëndë. Papërgjegjësia e tij ka prodhuar pasoja të rënda dhe të pariparueshme. Bëhet fjalë për qindra jetë të humbura të qytetarëve të Kosovës”, shkruan ai.
Molliqaj ka paralajmëruar kallëzim penal ndaj Vitisë.
“Arben Vitia duhet të përgjigjet para prokurorisë. Veprimi i datës 12 gusht ka rezultuar me pasoja fatale për njerëzit. Ai ka vepruar në mënyrë tërësisht të papërgjegjshme dhe ka shpërdorur detyrën zyrtare. Kjo nuk do të kalojë lehtë. Një kallëzim penal e pret ditëve në vijim”, shkruan Molliqaj./arbresh.info/
Postimi i plotë:
Kallëzim Penal ndaj Ministrit Arben Vitia
Arben Vitia ka kryer shkelje të rëndë. Papërgjegjësia e tij ka prodhuar pasoja të rënda dhe të pariparueshme. Bëhet fjalë për qindra jetë të humbura të qytetarëve të Kosovës.
Në grafikonin e mëposhtëm e gjeni dinamikën e rritjes së infektimeve nga data 1 gusht deri tek data 12 gusht. Po flasim për kohën kur tashmë dihej se varianti Delta ishte dominues tek ne. Rastet rriteshin në mënyrë eksponenciale, hospitalizimet rriteshin gjithashtu. Nga 100 raste sa i kishim më 1 gusht, mbërrijmë në 1006 më 12 gusht. Kemi dhjetëfishim të infeksioneve ditore. Çfarë bëri ministri përballë këtyre parametrave?! Zgjati orarin e klubeve të natës nga 01:00 në 03:00, dhe gastronomisë nga 23:00 në 24:00, pa bërë asnjë kufizim tjetër.
Shikojeni ju lutem Ligjin për Pandeminë tek pjesa ku flitet për mënyrën e vendimmarrjes. Është e qartë shkelja. Sipas nenit 12 në pikën 4, vendimet e ministrit kur merr masa për pandeminë duhet të jetë në PËRPUTHJE me rekomandimet e IKShP-së dhe të OBSh-së. Vetë ministri Vitia përballë gazetares Jeta Xharra na tregoi mbrëmë se nuk ka qenë kështu. Ai tha se IKShP më datën 12 gusht kishte kërkuar prej tij vendosje të masave kufizuese. Vendimi i Ministrisë është në shpërputhje flagrante me rekomandimet e Institutit, por mbi të gjitha, ishte në shpërputhje me situatën kritike epidemiologjike.
IKShP po rekomandonte masa për të mbrojtur jetën njerëzore nga pandemia, por Vitia kishte detyrim t’i përgjigjet idilikës së shefit të tij. Mrekullia ekonomike që po ndodh këtu s’është parë në këto kohë as në këto anë. Ky është konkluzioni përfundimtar i dhënë në krye të heres. Andaj hapje totale. Shifrat duheshin prodhuar me çdo kusht. Rruga, mënyra apo kostoja s’kishin rëndësi.
Arben Vitia duhet të përgjigjet para prokurorisë. Veprimi i datës 12 gusht ka rezultuar me pasoja fatale për njerëzit. Ai ka vepruar në mënyrë tërësisht të papërgjegjshme dhe ka shpërdorur detyrën zyrtare. Kjo nuk do të kalojë lehtë. Një kallëzim penal e pret ditëve në vijim. Për fillim…
Mevlani: Me Dianën nuk kishte asgjë serioze – po të isha beq...
Kurti: Shëndetësia publike po transformohet shpejt dhe rrënj...
Sulmet izraelite në Gaza, mbi 70 të vrarë gjatë orëve të fun...
“Vendimi pas dy javësh, nuk presim rezultat tjetër veç fitor...
Banka Botërore nis në Shqipëri programin për urat e qëndrues...
Hamza: Ne e dimë çfarë i duhet Kosovës dhe diasporës