Goretzka vazhdon kontratën me Bayernin

10:06 | 16 Shtator 2021
KRG

Leon Goretzka ka vazhduar kontratën e tij me Bayern Munich edhe për pesë vite të tjera.

Kontrata  e deritanishme do t’i skadonte lojtarit vitin e ardhshëm, ndërsa  tashmë kanë  vendosur ta rinovojnë kontratën më vlerë deri në verën e vitit 2026.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi gjerman me një postim në Twitter.

“FC Bayern dhe Leon Goretzka e kanë zgjatur para kohe kontratën e lojtarit, e cila do të skadonte në qershor 2022, deri në vitin 2026”- shkruhet në postim.

Gjermanët kanë vendosur që lajmin për rinovimin e kontratës të bëjnë publike më një video të lojtarit ku fletë për arritshmeritë e tij dhe të klubit në vitet e fundit, ku Bayerni ka fituar  shumë trofe të ndryshme si Champions League Bundesligë kupën e Gjermanisë etj.

“Jam shumë i lumtur që isha në gjendje ta vazhdoja kontratën më herët deri në vitin 2026”- ka thënë lojtari.

Në sezonin e Kaluar, 26-vjeçari është paraqitur në 32 ndeshje ku ka shënuar 7 gola. /arbresh.info/

Të ngjashme