Sot, më 16.09.2021 në Shkup të Maqedonisë së Veriut, do të zhvillohet mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Mbledhjes i paraprinë takimi tête à тête midis Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe kryeministrit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev. Ky takim planifikohet të zhvillohet në ora 11:00, njofton Qeveria e Kosovës.
Në ora 11:30-12:30 mbahet mbledhja e përbashkët e dy Qeverive.
Në ora 12.30 fillon ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve/memorandumeve në mes Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Maqedonisë së Veriut
Pas mbledhjes, nga ora 13:30-14:00, Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti dhe Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, do të mbajnë konferencë për media./arbresh.info/
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën