Vritet lideri i ISIS në Sahara, Macron: Ne e vramë atë

08:03 | 16 Shtator 2021
Trina Galanxhi

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka njoftuar se anëtarët e ushtrisë franceze kanë vrarë liderin e Shtetit Ismail në Saharanë e Madhe, Adnan Abu Walid al -Sahrawi.

Përmes mediave sociale, Macron ka vlerësuar se ky është një tjetër sukses i madh në luftën kundër grupeve terroriste në Sahel, zona midis Saharasë në veri dhe savanës sudaneze në jug, transmeton portal arbresh.info

Macron nuk e ka zbuluar vendin se ku është kryer operacioni, shkruan Reuters.

Sahrawi ishte udhëheqësi i Shtetit Islamik në Sahel dhe Afrikën Perëndimore, dhe në vitin 2017, grupi i tij kreu një sulm vdekjeprurës ndaj ushtarëve amerikanë, kujtoi zyra e Macron në një deklaratë.

Sahrawi, siç shtohet, urdhëroi personalisht vrasjen e gjashtë punonjësve humanitarë francezë dhe shoferit të tyre, një qytetar nigerian.

Macron gjatë muajit korrik tha se Franca shumë shpejt do të fillojë me riorganizimin e trupave të saj në rajon dhe se përfundimisht do të përgjysmonte numrin e trupave ushtarake në atë zonë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme