Befason Frrok Çupi: Sokol Olldashi u eliminua politikisht për t’i hapur rrugë Lulzim Bashës

01:04 | 16 Shtator 2021
Trina Galanxhi

Ka befasuar me deklaratën e tij analisti Frrok Çupi.

Në një emision televiziv ai duke deklaruar se Sokol Olldashi u eliminua politikisht vetëm që t’i hapej rrugë Lulzim Bashës në krye të PD-së. Ai madje aludoi dhe në faktin se eliminimi i Olldashit shkoi edhe drejt atij fizik.

“Berisha ka përfaqësuar një politikë antishqiptare të tmerrshme. Një Berishë në Parlament pa grup parlamentar e bën atë qesharak. PD do të jetë më e dobët dhe besoj se do të veprojnë organet e drejtësisë dhe nuk do ta lejnë atë në Parlament”, tha më tej Çupi, duke komentuar përplasjet mes Berishës dhe Bashës.

Më tej ai theksoi se Basha do të jetë tronditur shumë kur e ka parë dosjen dhe ka ndryshuar sjelljen dhe ndaj e ka marrë vendimin në momentin e fundit.

“Ju nuk mund ta imagjinoni dot se sa përfitime të paligjshme ka pasur. Berisha me korrupsionin ka cenuar sigurinë për SHBA-të”, theksoi Çupi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme