Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se ligji për konfiskimin e pasurisë do të procedohet në fillim të tetorit.
Për votimin e këtij ligji ministrja e Drejtësisë, pos shumicës ftoi edhe deputetët e opozitës ta votojnë këtë projektligj.
“Projektligji do të procedohet në Kuvend në fillim të muajit tetor”, është shprehur Haxhiu.
“Unë shpresoj që i njëjti të marrë mbështetjen e Kuvendit të Kosovës, jo vetëm nga shumica por edhe nga deputetët e opozitës”, ka thënë Haxhiu.
Tutje, ajo sqaroi procedurat se si do të funksionojë agjencia për konfiskimin e pasurisë nga hetimi i një personi deri te konfiskimi i pasurisë së tij.
“Në momentit që shihet një zyrtar dhe personat e lidhur me ta, kur ka diskrepancë ndërmjet të hyrave dhe pasurisë, ftohet personi dhe kërkohet arsyetimi i pasurisë. Në momentin kur nuk mund të justifikohet pasuria, agjencia bën kërkesë në gjykatë për konfiskim të pasurisë”, ka thënë Haxhiu në T7.
Krejt në fund, Haxhiu premtoi se projektligji do të ketë “siguresë” në mënyrë që të mos keqpërdoret nga pushteti.
“Ne po tentojmë të kemi edhe siguresa në këtë projektligj në mënyrë që të mos keqpërdoret nga askush”, shtoi Haxhiu.
Cilat kompani gjermane do të largojnë mijëra punëtorë?
Burimi pyet Sarën: A ishte mërzit nëse dal sonte?
Rohde përgëzon policinë e Kosovës dhe atë gjermane për aksio...
Haradinaj: Rinia e Aleancës është e përgatitur të jetë shtyl...
Maqedonci falënderon ushtarët amerikanë për punën e tyre për...
LDK njofton se “Turneu i Ndryshimit” do të mbahe...