Google ADS

Liverpooli fiton trilerin e pesë golave ndaj Milanit në “Anfield”, një ndeshje plot spektakël

23:01 | 15 Shtator 2021
Arditë Shkodra

Liverpooli ka fituar ndaj Milanit në një ndeshje të zjarrtë ku rezultati kalonte sa në njërën anë në të tjetrën, duke u mbyllur në fund 3-2 në të mirë të anglezëve.

Anglezët e kanë nisur shumë mirë ndeshjen, duke rrezikuar disa herë.

Në minutën e 9-të, Trent Alexander-Arnold u fut në zonë gjuan, ndërsa nga topi i devijuar pëson Mike Maignan (1-0).

Vetëm pak minuta më pas Ismael Bennacer luan me dorë në zonë, ku gjyqtari akordoi penallti.

Nga pika e bardhë gjuan Salah, por Maignan mbron goditjen e tij, dhe të një sulmuesi tjetër të Liverpoolit pastaj.

Milani u kthye furishëm në minutat e fundit, duke barazuar fillimisht me Ante Rebic, i cili shënoi pas asistimit të Rafael Leaos (1-1).

Në minutën e 44-të, Milani ktheu gjithçka në favor, ku Brahim Diaz arriti të shënojë në portën e zbrazët, pas topit të kthyer nga Robertson (2-1).

Pjesa e parë ishte e jashtëzakonshme, ndërsa edhe e dyta nisi furishëm, transmeton telegrafi.

Mohamed Salah me të filluar pjesa e dytë në minutën e 49-të, arriti të shënojë për 2-2, pas një aksioni të bukur të vendasve.

Liverpooli nuk e hoqi këmbën nga gazi dhe arriti që të kthejë epërsinë në minutën e 69-të. Një harkim nga këndi u devijua në dalje të zonë, ku me një gjuajtje të fortë Jordan Henderson shënoi për 3-2.

Pas golit të tretë Liverpoolit loja e zjarrtë që ishe ra paksa, ku anglezët luanin më sigurt.

Raste të mira deri në fund nuk kishte dhe Liverpooli mori tri pikët e para në fazën e grupeve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme