Google ADS

Kurti priti në takim drejtoreshën e Komitetit të Grave të Verbëra të Kosovës, Bajramshahe Jetullahu

22:55 | 15 Shtator 2021
L G

Garantimi dhe mbrojtja e të drejtave të personave të verbër dhe personave me të pamur të dobësuar u diskutua në takimin ndërmjet Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe Bajramshahe Jetullahu, Drejtoreshë ekzekutive e Komitetit të Grave të Verbëra të Kosovës.

Kryeministri Kurti theksoi zotimin Qeverisë së Republikës së Kosovës që secili qytetar të përfitojë në mënyrë të drejtë e të barabartë nga politikat dhe nga programi qeverisës dhe që mbështetja më e madhe të jetë aty ku janë nevojat më të mëdha.

Në këtë takim u diskutua për mundësitë e rritjes dhe thellimit të bashkëpunimit në mes të organizatave dhe qeverisë sa i përket avancimit të të drejtave të njeriut dhe angazhimin e përbashkët për të rritur barazinë e mundësitë për jetë më të mirë./arbresh.info/

Të ngjashme