Google ADS

Kosovari Lirim Kastrati i dhuron fitoren Legias kundër Spartak Moskës

19:03 | 15 Shtator 2021
L G

Futbollisti kosovar ka realizuar një gol shumë të rëndësishëm.

Sot nisi edicioni i ri i Europa Ligës me ndeshjen hapëse mes Spartak Moskës dhe Legia Varshavës.

Lirim Kastrati u inkuadrua në lojë në min e 59’ duke veshur për herë të parë fanellën e Legias në Evropë.

Kastrati u tregua vendimtar për ekipin e tij duke shënuar golin e fitores në min e 90+1.

Ishte futbollisti nga Shqipëria, Ernest Muçi ai që depërtoi bukur dhe dërgoi një top në zonë ku më së miri u gjet Kastrati që realizoi për ti dhuruar fitoren Legias,shkruan lajmi.net.

Ishte ky goli i parë i 22-vjeçarit me klubin polak pas dy ndeshjeve të zhvilluara këtë edicion.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme