Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka njoftuar për një marrëveshje të rëndësishme që Kosova ka nënshkruar sot me EUROPOL-in.
“Sot, finalizuam nënshkrimin e marrëveshjeve me EUROPOL, me Drejtoreshën Ekzekutive Znj. Catherine De Bolle, përmes së cilave Kosovës i mundësohet caktimi i Zyrtarit Ndërlidhës formal në EUROPOL dhe krijohet linjë e sigurt e komunikimit dhe shkëmbimit të informacionit me EUROPOL-in”.
Sipas Ministrit të Punëve të Brendshme, më këtë marrëveshje mundësohet shkëmbimi i sigurt i informacioneve në luftimin e krimit dhe korrupsionit ndërkombëtarë.
“Këto marrëveshje, do të mundësojnë bashkëpunim dhe shkëmbim të drejtpërdrejtë e të sigurt të informacioneve, ndërmjet Republikës së Kosovës, EUROPOL-it dhe Shteteve Anëtare të Unionit Evropian”.
Sveçla thotë më tej se marrëveshjet e nënshkruara janë dëshmi e avancimit të mëtutjeshëm të bashkëpunimit në mes të Policisë së Kosovës dhe EUROPOL-it.
“Angazhimi ynë i përbashkët në shtimin e marrëveshjeve bilaterale dhe multilaterale për bashkëpunim policor ndërkombëtar, do të vazhdoj me dinamikë të lartë”, deklaroi tutje Sveçla./arbresh.info/
Postimi i plotë
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...