Kurti takim lamtumirës me ambasadorin Kosnett, e falënderon për bashkëpunimin

18:06 | 15 Shtator 2021
L G

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett, të shoqëruar nga zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe shefi i stafit të kryeministrit, Luan Dalipi nga njëra anë dhe zëvendësambasadori amerikan Nicholas Giacobbe në anën tjetër, kanë zhvilluar sot takimin lamtumirës, me rastin e përfundimit të mandatit të ambasadorit Kosnett.

Kryeministri Kurti e falënderoi ambasadorin Kosnett për bashkëpunimin përgjatë gjithë mandatit të tij në Kosovë, shkruan arbresh.info.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikën janë aleati dhe partneri ynë i pazëvendësueshëm. Me të përkrah dhe me vullnetin politik të Qeverisë, Kosova do të bëhet gjithmonë e më shumë partner i qëndrueshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe shtet i së drejtës dhe zhvillimit, u shpreh kryeministri.

Ai tha se ai si kryeministër dhe Qeveria që udhëheq, do të vazhdojë këtë traditë të bashkëpunimit të ngushtë dhe të veçantë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe përfaqësuesit e saj në Kosovës në përmbushjen e synimeve dhe interesave të përbashkëta.

Kryeministri Kurti, zëvendëskryeministri Bislimi dhe shefi i stafit të Kryeministrit, Dalipi i uruan ambasadorit Kosnett suksese të mëtutjeshme në angazhimet e tij të radhës, duke ia rikujtuar se gjithmonë është i mirëseardhur në Kosovë./arbresh.info/

Të ngjashme