Klubi anglez ka shprehur interesim për mesfushorin e Milanit.
Franck Kessie ka kontratë me Milanin të vlefshme deri në qershor të vitit 2022, transmeton lajmi.net.
Kessie po refuzon të rinovojë marrëveshjen me ‘Rossonerët’ pasi i kanë ofruar 6 milionë euro, ndërsa futbollisti kërkon 8 milionë.
Për mesfushorin tani janë hedhur në garë shumë ekipe evropiane si PSG, Tottenham, Man City që kërkojnë transferimin e tij verën e ardhshme si futbollistë i lirë.
Sipas ‘Calcio Mercato’, Tottenhami i ka ofruar Kessies pagë 8 milionë euro për ta pasur në ekip nga edicioni i ardhshëm.
24-vjeçari, është duke shqyrtuar të gjitha opsionet e mundshme ai mund të nënshkruajë para-kontratë me Spurs në Janar.
Teatri Kombëtar i Kosovës është futur në grevë të përgjithsh...
Ushqimet që kanë tendencën të shkaktojnë sëmundje
Driloni me pëlqim për Xhenetën?
Mevlani: Me Dianën nuk kishte asgjë serioze – po të isha beq...
Kurti: Shëndetësia publike po transformohet shpejt dhe rrënj...
Sulmet izraelite në Gaza, mbi 70 të vrarë gjatë orëve të fun...