FSK dhuron rreth 15 mijë maska për shkollat e Komunës së Suharekës

15:04 | 15 Shtator 2021
Arbresh.info

Drejtori i drejtorisë komunale të arsimit në Komunën e Suharekës z.Remzi Bajselmanaj, ka pranuar sot një kontingjent nga FSK-ja ( Forca e Sigurisë së Kosovës) me maska mbrojtëse nga COVID-19 për të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit e Komunës së Suharekës, transmeton arbresh.info

Maskat do të shpërndahen para fillimit të vitit të ri shkollor.

Ndihma rreth mbrojtjes  nga pandemia, drejtoria e arsimit ka marrë edhe nga Ministria e arsimit  më herët si maska dhe dezinfektues, të cilat gjithashtu do të jenë në shërbim të nxënësve dhe mësimdhënësve të Komunës sonë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme