Von der Leyen: Në Ballkan do të përcjelli një sinjal të fortë të angazhimit tonë për procesin e zgjerimit

14:59 | 15 Shtator 2021
V. S.

Presidentja e Këshillit Evropian, Ursula von der Leyen, ka folur për vizitën që do ta bëjë në fund të muajit në Ballkanin Perëndimor, në kuadër të cilës ka thënë se do të dërgojë një sinjal të fortë të të angazhimit të Bashkimit Evropian për procesin e pranimit të këtyre shteteve në union.

Ajo në fjalimin e saj vjetor deklaroi se investimet në të ardhmen e Ballkanit Perëndimor janë investime për të ardhmen e BE-së.

“Para fundit të muajit, unë do të udhëtoj për në Ballkanin Perëndimor për të dërguar një sinjal të fortë të angazhimit tonë për procesin e zgjerimit. Ne ua kemi borxh të gjithë atyre të rinjve që besojnë në një të ardhme evropiane”.

“Kjo është arsyeja se pse po e rrisim mbështetjen tonë përmes investimeve dhe planit tonë të ri ekonomik. Sepse një investim në të ardhmen e Ballkanit Perëndimor është një investim në të ardhmen e BE -së”, ka deklaruar Von der Leyen./kk/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme