Jordi Alba dhe Pedri të lënduar?

14:53 | 15 Shtator 2021
KRG

Fatkeqësitë të Barcelona nuk kanë të ndalur.

Klubi katalunas ka konfirmuar se Jordi Alba dhe Pedri janë lënduar në ndeshjen ndaj Bayern Munich, k u Barcelona pësoj humbje të thellë me rezultat 0-3.

Barcelona përmes një komunikate ka konfirmuar lëndimin e dy lojtarëve.

“Lojtari i ekipit të parë, Pedri ka lëndim me muskuj në kofshën e majtë. Lojtari nuk do jetë gati dhe shërimi do jetë delikatë deri në rikthim”.

Kurse, Alba ka pësuar lëndim në kofshën e djathtë.

“Testet e kryera të mërkurën në mëngjes mbi lojtarin e Jordi Alba tregojnë se ka dëmtim në ije në kofshën e tij të djathtë”, shkruhet në komunikatë.” shkruhet në komunikatë.

Ndërsa mediat spanjolle kanë raportuar se Alba do të mungojë 3-4 javë, ndërsa Pedri 2 deri në 3 jave. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme