Përkrahësit e opozitarit rus, Alexei Navalny, sot e (mërkurë) u bënë thirrje rusëve që ta votojnë Partinë Komuniste në zgjedhjet parlamentare që mbahen këtë javë.
Arsyeja është që të dëmtohet partia “Rusia e Bashkuar” e presidentit Putin, shkruan Reuters transmeton arbresh.info
Rrjeti i Navalny-t ka e ka organizuar të ashtuquajturën fushatë e votimit të mençur me qëllim të grumbullimit të votave të rusëve që janë kundër partisë në pushtet, e cila tash për tash i ka tri të katërtat e ulëseve në Dhomën e Ulët të Kuvendit dhe e mbizotëron jetën politike në Rusi.
Kjo nismë është një ndër mjetet e pakta që i kanë mbetur opozitës në Rusi. Figura kryesore opozitare, Alexei Navalny, është burgosur, ndërsa lëvizja e tij është kategorizuar si terroriste pak para zgjedhjeve.
Shumica e kandidatëve që e gëzojnë përkrahjen e aleatëve të Navalny-t janë pjesë e Partisë Komuniste, e dyta më e popullarizuar në Rusi. Ajo ka 43 deputetë në legjislaturën me 450 ulëse. /arbresh.info/
Moti në Kosovë për këtë të diel
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...