Autori i librit “Terrori i Serbisë pushtuese mbi shqiptarët 1844-1999”, Nusret Pllana, ka treguar burimet e librit të tije, të cilën Serbia e përdori si argument për ekzistimin e arkivave të UÇK-së dhe hapjen e tyre.
Pllana ka treguar se burimet e librit janë kryesisht autorë shqiptar, të cilat janë marrë nga Arkivi Shtetëror i Kosovës, përkatësisht nga Sektori i Arkivit të UÇK-së, raporton arbresh.info.
Në takimin e fundit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të mbajtur në Bruksel, palët janë dakorduar për hapjen e arkivave.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, lidhur më këtë çështje kishte deklaruar se hapja e arkivave e do të ishte në të mirë të Kosovës, pasi qasja në arkivat e Serbisë do të ndihmonte në zbardhjen e fatit të të pagjeturve.
Ndërsa, sa i përket hapjes së arkivave të Kosovës, ai kishte deklaruar se Kosova nuk ka asgjë për të fshehur./arbresh.info/
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...