Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka bërë dy kërkesa për lëshim të urdhër arrestit për tre persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Speciale njofton se kërkesa e parë e urdhër arrestit ka të bëjë kundër një (1) personi për veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile” sipas ligjeve në fuqi dhe konventave ndërkombëtarë.
Ndërkaq, kërkesa e dytë e urdhër arrestit është kundër dy (2) personave, për veprat penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar’’ nga neni 283 paragrafi 1 të KPRK-së, lidhur me veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ nga neni 422 paragrafi 1 i KPRK. /arbresh.info/
Moti i keq me reshje shiu në Shqipëri, apel shoferëve për ku...
Tërmet në Gjirokastër
Putin paralajmëron se Rusia do të vazhdojë të testojë raketë...
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut shënojnë Ditën e Alfabetit
Aksident me fatalitet në Krushë të Madhe, vdes një këmbësor
Reagon për herë të parë Diana pas largimit nga Big Brother V...