Jashari njofton për vdekjen e një 16-vjeçareje dhe veteranit të UÇK-së

11:24 | 15 Shtator 2021
Arbresh.info

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, njofton se qyteti i ai udhëheq sot është zgjuar me dy lajme të hidhura.

Fjala është për vdekjen e veteranit të UÇK-së, Musa Koca dhe 16-vjeçares Vesa Bajrami.

“Vesës i’u shuan ëndrrat për jetë, në moshë shumë të re, e cila nuk arriti t’a mposhtë sëmundjen dhe sot po ndahet fizikisht nga ne.

Veterani i UCK-së, Musa Koca, përveç kontributit të madh që dha gjatë luftës, dha kontribut edhe në paqe, si një njeri i urtë, atdhedashës dhe i respektuar nga të gjithë”, shkruan Jashari, në faqen e tij zyrtare në Facebook./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme