Është vetëm 18 vjeç, por Florian Wirtz luan sezonin e tretë me fanellën e Bayer Leverkusenit dhe e ka nisur këtë vit në mënyrë perfekte me dy gola e tre asiste në tre takime të luajtura me “aspirinat” në Bundesligë.
Shpërthimi i fantazistit erdhi menjëherë pas shitjes së një tjetër ylli si Kai Havertz dhe klube të ndryshme të Premier League kanë nisur kontaktet me Bayer Leverkusen, për të “rrëmbyer” një tjetër talent të futbollit gjerman.
Megjithatë nuk ka mbetur mbrapa as Bayerni i Mynihut, që po monitoron nga afër rritjen e 18-vjeçarit dhe ka vendosur kontaktet me menaxherët e tij. Bavarezët janë gjithmonë zgjedhja e parë për talentet e Bundesligës, por këtë herë mbetet për t’u parë a do të arrijnë të garojnë ata me milionat që ofron kampionati anglez.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...