Junaid Hussain, një haker që u kthye si organizator i sulmeve kibernetike të ISIS-it, ishte vrarë nga një sulm me dron nga SHBA-të në muajin gusht. Hussain kishte shkëmbyer gjithashtu informata me kosovarin Ardit Ferizi, që ishte arrestuar nga autoritetet malajzeze pasi kërkohej nga Departamenti i Drejtësisë në SHBA.
Ferizi kishte ndihmuar Shtetin Islamik me të dhëna të shteteasve amerikan që sipas aktakuzës së lëshuar nga Gjykata Federale në Virginia, hakeri kosovar kishte futur në serverin e një kompanie amerikane duke vjedhur të dhënat e 100 shtetasve amerikan, në mesin e tyre edhe 1300 të dhëna të zyrtarëve amerikan
Megjithatë, tani është zbuluar diçka tjetër që nuk kemi pasur njohuri rreth vdekjes së Hussainit, transmeton arbresh.info.
Hakeri famëkeq që më parë hakoi llogarinë zyrtare në Twitter të grupit të hakerëve Anonymous, tani pretendon që ka shërbyer si një informues i agjencisë FBI për të ndihmuar qeverinë e Shteteve të Bashkuara të ndjek hakerin Junaid Hussain.
Hakeri, i njohur online me pseudonimin “Shm00p”, është anëtarë i grupit Rustle Leage dhe beson që ai është 99.9% i sigurt që informatat e dhënë nga ai tek agjentët e FBI-së kanë dërguar deri në vrasjen jashtëgjyqësore të Hussainit.
“Çfarë dreqin kam bërë”, shkroi në mëngjesin e së dielës Shm00p në llogarinë e FBI-së në Twitter, transmeton arbresh.info. “Kam humbur shumë miqësi të mira dhe nderin tim të mallkuar. Jam shumë i zhgënjyer për të shfaqur fytyrën time në publik tani për shkak të kësaj”.
Shm00p, i cili jeton në Las Vegas, kishte njohur hakerin Hussain për shkak të profesionit të njëjtë duke qenë me një grup tjetër të hakerëve të quajtur ‘Team Poison’, transmeton arbresh.info. Në vitin 2014, Husain kishte kontaktuar me Shm00p përmes një shërbimi të koduar për mesazhe derisa Shm00p ishte në gjendje të zbulojë vendndodhjen e hakerit Hussain duke kaluar më pas informatat tek FBI.
Shm00p ka thënë që ai ishte shumë i sigurt që informatat e tij dërguan deri në vdekjen e hakerit, i cili u largua nga Britania e Madhe për t’iu bashkuar ISIS-it në vitin 2013.
“Unë ju ndihmova për të vrarë atë. E dini si ndihem tani kur fle natën?”, vazhdoi Shm00p në Twitter, transmeton arbresh.info. “Pavarësisht që ishte terrorist dhe një kafshë, unë jam i sigurt që e kam tradhtuar”.
Bazuar në shkrimet e tij, Shm00p ishte detyruar për t’i ndihmuar agjentëve të FBI-së që e kërcënuan atë me jetë të anëtarëve të familjës./arbresh.info
LDK njofton se “Turneu i Ndryshimit” do të mbahe...
Ukraina do t’i kërkojë NATO-s ftesë për anëtarësim javën e a...
Costa: Zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor, forcon paqe...
Gruda: Nuk kemi pasur forcë më herët për ta rrëzuar këtë qev...
Incidenti me flamurin, Siljanovska: Mosrespektimi i simbolev...
“Foto e Ditës”, Rama nderon Dëshmorët e Atdheut