Pista dhe hapësira ajrore e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës do të zgjatet nga 2.500 metra në 3.050 metra.
Zgjatja e pistës do ketë ndikim pozitiv në aterimet dhe po ashtu në uljen e çmimit të biletave,u tha në konferncën për medie të mbajtur për këtë projket nga zyrtarë qeveritar, KFOR-i dhe ANP.
Ministri i Mjedisit Planifikimit Hapësinorë dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu tha se projekti do të përfundojë brenda vitit.
“Nga 2500 sa është momentalisht në 3050 metra do të zgjatet pista. Më realizimin e këtij projekti do të avancojne edhe aterimet. Pajisjet që do te funksionalizohen më këtë projekt do të luajnë rol për aterime, në kushte të vështira atmosferike. Në takimet qe kemi pasur ne kemi marr gatishmëri që ky projekt do të kryhet brenda këtij viti. Po arrijmë që përmes bashkëpunimit të realizohet ky projekt. Qe nga përfundimi i luftës fluturimet civile bëhen përmes korridorit të Maqedonisë së Veriut dhe në kuadër të zgjatjes së pistës ne do ti mundësojmë që të shkurtohen rrugët ajrore”, tha Aliu, raporton arbresh.info.
E komandanti i KFORIT, Major General Franco Federiçi, tha se sot është një ditë e rëndësishme ku Kosova do të jetë hyrje e dalje përmes një kanali të vetëm. Ai tha se kjo do të ndikojë edhe në uljen e çmimit të biletave.
“Është ditë e rëndësishme pasi shënon një epokë të re. Më shumë kënaqësi mirëpres instalimin e këtyre pajisjeve të reja. Ju e dini në NATO luanë rol të rëndësishme në normalizim e hapësirës ajrore në Ballkan. Ky o kontributi ynë për normalizimin e marrëdhënieve. Më këtë investim përveç që do të fitoj mjedisi do të ketë edhe më shumë vizitor në Kosovë dhe është një e arritur e madhe. Kjo do të mundësoj edhe uljen e çmimit të biletave dhe vizitor më shumë në Kosovë”, tha ai.
Gokmen Aritay- Drejtor i Operimeve në Aeroportin Ndërkombëtarë, ka thënë se projekti përmirëson standardet e sigurisë dhe se janë krenarë që janë pjesë e këtij projekti.
“Ky projekt përmirëson standardet e sigurisë. Ne si LIMAK jemi krenar qe jemi pjesë e saj”, tha ai.
Vlera e këtij projekti që ka filluar në vitin 2017 e kap shifrën mbi 33 milionë euro./V.S./arbresh.info/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...