Kandidatja për kryetare të Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila ka folur për takimin me presidenten Vjosa Osmani ku u fol për shtyrjen ose jo të zgjedhjeve lokale.
Partitë opozitare në vend kundërshtuan prezencën e Kusari-Lilës dhe përfaqësuesit të listës ‘Guxo” në takim për shkak se siç thanë Alternativa dhe Guxo nuk janë të parti të certifikuara.
“Ka qenë një skenë e cila s’kisha dashtë me u përsërit. I pari e ngriti Memli Krasniqi e i dyti Lumir Abdixhiku me ton më të ashpër”, tregon Kusari-Lila.
“Kemi qenë në takim konsultativ. Presidentja ka mund me ftuar Ministrin e Shëndetësisë. Ka qenë plotësisht në vullnetin e saj”, tha Kusari-Lila në “DPT .
“E para ishte amatoreske, edhe prej Memlit edhe prej Lumirit edhe e dyta dashakeqe. Në fund e panë që ne kishim zëra tërësisht të pavarur dhe objektiv”, tha ajo.
Kusari Lila ka folur edhe për kandidaturën e saj për kryetare të Gjakovës.
“Vendimin e kam marrë më herët. Ka qenë vendim me peshë politike”, thotë Kusari-Lila.
‘Prej momentit kur janë shpall zgjedhjet lokale unë e kam pasur këtë bisedë me kryeministrin”, shpjegon ajo.
‘Po ndihem se po kthehem e kompletuar në Gjakovë për ta rikthyer Gjakovën aty ku duhet”, tha Kusari-Lila.
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...