Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni të Veriut, ka njoftuar të martën se gjatë 24 orëve të fundit, 30 persona e kanë humbur jetën me koronavirus ndërsa janë regjistruar 572 raste pozitive nga 4,511 testime të realizuara.
Kjo i bie se 12,7 për qind e testeve kanë rezultuar pozitive në koronavirus.
Sipas raportit, 694 persona janë shëruar.
Dhjetë të vdekur janë regjistruar në Shkup, katër në Gostivar, nga dy në Tetovë, Kumanovë dhe Kavadar ndërsa nga një në dhjetë qytete tjera.
Numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 6,307 kurse raste aktive me koronavirus janë 12,983.
Një raport i Institutit të Shëndetit Publik, thotë se Maqedonia e Veriut ka shënuar ulje për 27.3 për qind në numrin e të infektuarve me koronavirus.
Ulje ka shënuar edhe numri i të vdekurve. Brenda një jave janë regjistruar 142 vdekur apo 52 më pak se një javë më parë.
“Nga data 30 gusht deri më 5 shtator janë regjistruar 4,623 raste pozitive në 34 qytete të vendit, shifër kjo më e ulët për 27,3% më pak krahasuar me periudhën nga data 23 deri më 29 gusht. Të sëmurët janë nga të gjitha grup-moshat, por numri më të madh është i moshës mbi 60-vjeçare. Numër më i ulët është regjistruar te mosha nga 0-9 vjeçare”, thuhet në raportin e Institutit të Shëndetit Publik.
Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se ulja e numrit të infektimeve ka të bëjë me masat shtrënguese, por edhe me ndërgjegjësimin e qytetarëve mbi nevojën e vaksinimit.
Deri të hënën janë vaksinuar me nga dy doza rreth 630 mijë qytetarë. Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se pret që deri nga mesi i muajit tetor numri i të vaksinuarve me nga dy doza të arrijnë në rreth 1 milion./rel/
80-vjetori i Bibliotekës Kombëtare, Kurti: Në këto mure jeto...
Ronaldo shënon dy gola në fitoren e Al-Nassr në Ligën e Kamp...
Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presid...
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i pre...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...