Google ADS

Federata Evropiane e Gazetarëve i reagon Ramës pasi nuk i lejoi gazetarët e Kosovës t’i bënin pyetje Merkelit

17:57 | 14 Shtator 2021
S D

Federata Evropiane e Gazetarëve i ka reaguar kryeministrit Edi Rama pasi nuk i lejoi gazetarët e Kosovës që t’i bënin pyetje kancelares Angela Merkel.

Përmes një postimi në Twitter, Sekretari Gjeneral i kësaj organizate e ka quajtur të turpshëm veprimin e Ramës.

“Turp për kryeministrin Edi Rama, i cili me qëllim i injoroi pyetjen e gazetarëve nga Kosova. Federata Evropiane e Gazetarëve dënon këtë skandaloze”, ka shkruar ai.

Gazetarët nga Kosova nuk janë lejuar që të bëjnë pyetje në konferencën e përbashkët të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës me Kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme