Një person është gjetur pa shenja jete i moshës rreth 36-vjeç, i cili u raportuar si i zhdukur në polici, shkruan arbresh.info.
Viktima është gjetur në fshatin Sferkë të Pejës.
Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Sot rreth orës 13:00 policia është njoftuar përmes telefonit nga familjarët se personi i cili dje ishte raportuar i zhdukur është gjetur në fshatin Sferkë të Pejës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë kompetente dhe mjeku e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, tha Gashi.
I njëjti shtoi se rasti është cilësuar si “hetim i vdekjes”.
Rasti është duke u hetuar dhe akoma nuk dihen rrethanat që çuan deri te vdekja e 36-vjeçarit./arbresh.info/
Hamzën në Hannover dhe Köln: Kosova është shtëpia jonë e për...
Vazhdojnë paraqitjet e mira të Zhegrovës – shpallet lojtari ...
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë
Incidentet në takimin e Ramës me shqiptarët e Britanisë, një...