Art Motion dhe FBK nënshkruajnë marrëveshje për edicionin e ri

11:55 | 14 Shtator 2021
Përparim Bublaku

Art Motion dhe Federata e Basketbollit të Kosovës, kanë nënshkruar marrëveshje për edicionin e ri 2021/2022

të SuperLigës së Kosovës në Basketboll.

Kryetari FBK-së, Arben Fetahu dhe Alaudin Hamiti drejtor i platformës Art Motion, kanë nënshkruar kontratën e SuperLigës së Kosovës.

Fetahu në ceremoninë e nënshkrimit të kontratës tha se ky bashkëpunim do te vazhdojë edhe  në tri vitet ardhshme.

” Nga sot deri ne përfundim te Superligës ne vitin e ardhshëm, do të quhet Artmotion Superliga”, tha Fetahu.

Kujtojmë që sot do të zhvillohet ndeshja e parë mes Dritës dhe Sigal Prishtinës në ora 19:00 ne Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë e cila do të transmetohet ekskluzivisht në Art
Motion, poashtu gjatë konferencës është prezantuar edhe logoja e re e Artmotion Superligës./arbresh.info/

Artikull i spozorizuar

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme