Google ADS

Arrijnë 53.820 mijë doza të vaksinave nga kontrata e MSh-së me Pfizer

11:03 | 14 Shtator 2021
A. B.

Mbrëmë në Kosovë kanë arritur 53.820 mijë doza të vaksinës Pfizer.

Këtë e kanë konfirmuar për arbresh.info nga Ministria e Shëndetësisë nga kontrata e kësaj të fundit me kompaninë ‘Pfizer’.

Me ardhjen e dozave të dyta nga kontrata e Ministrisë së Shëndetësisë me Pfizer, vaksinimi në masë do të shtrihet edhe tek kategoritë e tjera të popullatës deri në arritjen e objektivit për imunizimin aktiv të 60% të qytetarëve brenda vitit 2021.

Ndryshe, deri tash nga kontrata me Pfizer, MSH-ja ka pranuar rreth 640 000 doza të vaksinës Pfizer, pa i llogaritur donacionet. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme