Politikani socialdemokrat Olaf Scholz vazhdon të mbaj pozicionin e tij si i politikani i preferuar për t’u bërë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë pas një debati televiziv të dielën, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sondazhet nga Infratest dimap, një institut gjerman, zbuluan se 41 për qind e shikuesve mendonin se
Scholz ishte më bindësi, i ndjekur nga rivali i tij konservator Armin Laschet me 27 për qind.
Kandidatja e Partisë së Gjelbër Annalena Baerbock fitoi mbështetjen e 25 për qind të shikuesve.
Tre kandidatët që konkurrojnë për të pasuar Angela Merkelin si kancelar u përballën me njëri-tjetrin në një debat televiziv të dielën në mbrëmje, dy javë para zgjedhjeve kombëtare të 26 shtatorit.
Debati u pa si shansi i fundit i Armin Laschet-it, kandidatit të Demokristianëve (CDU/CSU) të Merkelit , për të bërë përshtypje tek votuesit, pas sondazheve të fundit të cilat tregojnë një rënie të mbështetjes për CDU/CSU-në në një rekord prej 19 për qind.
Sipas sondazhit të parakohshëm të transmetuesit publik ARD, shumica e votuesve ende e konsiderojnë Scholz-in më të besueshëm dhe më të përshtatshëm për pozicionin sesa rivalët e tij Laschet dhe Baerbock.
Pas debatit, 49 për qind e shikuesve thanë se besojnë se Scholz është kandidati më kompetent për kancelar, ndërsa vetëm 26 për qind konsiderojneë Laschet-in më kompetent, dhe 18 për qind dhanë mbështetje për kandidaten Baerbock.
Pas 16 vitesh në pushtet, kancelarja Angela Merkel po heq dorë nga politika aktive këtë vit dhe ajo nuk ka marrë ndonjë rol aktiv në fushatën politike.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...