Google ADS

Nimanbegu: Mali i Zi ishte në prag të luftës civile

00:29 | 14 Shtator 2021
Trina Galanxhi

Deputeti shqiptar në Malin e Zi, Genc Nimanbegu, shprehet se ngjarjet e fundit në Cetinë rrezikonin ta fusnin vendin në një luftë civile.

“Kishte rrezik për inicimin e një lufte civile. Qeveria duhet të evitojë këtë rrezik dhe kjo qeveri ka treguar se nuk ka qenë e aftë”, tha ai duke shtuar se “Evropa dhe rajoni nuk po e kupton realitetin në Malin e Zi”.

Nimanbegu në Euronews theksoi se “minoriteti serb në Malin e Zi po radikalizohet me bekimin e Vuçiqit”, ndërsa shtoi se në qeverinë e vendit ka ministra që mohojnë njohjen e Kosovës.

Për zëvendëskryeministrin Dritan Avbazoviq ai tha se është “demagog dhe populist”.

“Qeveria ku bën pjesë Abazoviq me qëllime të mira po e zhyt Malin e Zi në një lloj kaosi”, tha deputeti shqiptar.

Përveç rrezikut nga përplasjet ndëretnike, Nimanbegu tha se “qeveria është e paqëndrueshme dhe i ka bërë një dëm ekonomik” Malit të Zi.

Deputeti shqiptar tha se në qeveri “nuk ka politikanë me eksperiencë” dhe se “një pjesë e ministrave janë propozuar nga vetë kisha”. Ai shtoi se sheh mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve gjatë vitit 2022./ Euronews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme