Google ADS

Ndërron jetë nëna e kryeministrit Boris Johnson

00:16 | 14 Shtator 2021
Trina Galanxhi

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson ka humbur nënën e tij, Charlotte Johnson Ëall, e cila ndërroi jetë sot në moshën 79 –vjeçare.

Një piktore me profesion, nëna e kryeministrit ndërroi jetë papritur dhe paqësisht në një spital në Londër, njoftoi familja e saj, raportoi Reuters, transmeton portal arbresh.info

Ajo ishte vajza e avokatit Sir James Faëcett, i cili ishte president i Komisionit Evropian për të Drejtat e Njeriut në vitet 1970. Studioi gjuhën angleze në Universitetin e Oksfordit, por ndërpreu arsimin e saj për të udhëtuar në Amerikë me Stanley Johnson.

Çifti u martua në vitin 1963, para se Johnson Ëahl të kthehej për të përfunduar diplomën e saj si femra e parë universitare e martuar në kolegjin e saj. Ajo dhe Stanley kishin katër fëmijë: Boris, Rachel, Jo dhe Leo Johnson, para se të divorcoheshin në vitin 1979./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme