Anëtari i Komisionit Qendror Zgjedhor të Zgjedhjeve nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Florian Dushi, tha se arsyeja e kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje për shtyrje të zgjedhjeve është se kjo parti nuk po ndihet komode të hyjë në këto zgjedhje.
Dushi, në Edicionin Special në Klan Kosova, tha se i gjithë skenari dhe tentimi për t’i shtyrë këto zgjedhje ishin të sinkronizuara.
“Unë nuk dua ta paragjykoj, megjithatë duket se nuk po ndihen komod në këto zgjedhje duke parë shifrat dhe sondazhet gjithandej. Prandaj fillimisht është provuar që të shitet si ide çështja e shtyrjes e pastaj edhe të luhet me datën e zgjedhjeve duke synuar që të shtyhen për një kohë derisa ata të ndihen më komod për të hyrë në zgjedhje”.
“Nga ajo që ne shohim çdo ditë në terren kemi mundur të kuptojmë se ata nuk ndihen tërësisht komod. Nëse e shohim del se gjithçka ka qenë e sinkronizuar që nga fillimi. Që nga takimi i parë, pastaj dalja e kryetarit të Kuvendit me “idenë personale” për shtyrje të zgjedhjeve, e atij që na kujtohet nëpër debate që kërkonte zgjedhje”.
“Edhe kërkesa e presidentes drejtuar Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe përgjigja e tyre shihet si një sinkronizim. Por, kjo është një rrezik që t’i vazhdohet pushteteve komunale përtej afateve kushtetuese”.
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...