Google ADS

Objekti në Thumane i ndërtuar nga fondacioni “Behgjet Pacolli”, afër përfundimit

23:48 | 13 Shtator 2021
Përparim Bublaku

Objekti ne Thumane të Shqipërisë i ndërtuar nga fondacioni “ Behgjet Pacolli” , është afër përfundimit.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli.

Ky objekt që ka mbi 3.000 metra katrorë do të shërbejë për strehimin e mbi 50 familjeve.

“Edhe vetëm pak punë deri në përfundimin e objekteve moderne në Thumane të financuara nga Fondi “Behgjet Pacolli”.

Ka mbi 3000 m2 apartamente ku mbi 50 familje do të ndihen rehat!”, ka shkruar Pacolli.

Në tërmetin që goditi Shqipërinë në nëntor të vitit 2019, shumë shtëpi e banesa ishin dëmtuar, krahas edhe disa të vdekurëve.

Behgjet Pacolli kishte premtuar ndërtimin e disa objekteve të banimit nga fondacioni “Behgjet Pacolli”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme