Dramat për Eitanin, 6 vjeçar për të vetmin të mbijetuar të aksidentit tragjik me teleferik në maj në Itali nuk kanë të sosur. Autoritet italiane kanë nisur tanimë hetimet pasi ishte marrë nga gjyshi i tij në Izrael, pa miratimin e kujdestares së tij ligjore. Prindërit e Eitan Biran, vëllai i vogël dhe dy gjyshërit e tij ishin midis 14 personave të vrarë në aksident.
6-vjeçari, pas aksidentit të rëndë kishte qëndruar me hallën në Itali. Megjithatë familjarët e së ëmës në Izrael kanë kërkuar vazhdimisht kujdestarinë. Familja e Eitan jetonte në Itali prej disa vitesh dhe hallës së tij, motra e të atit, Aya Biran-Nirko iu dha kujdestaria në qershor.
Ndërkohë, të shtunën, Eitan u mor nga gjyshi i tij, Shmulik Peleg, i cili u transferua në Itali pas rrëzimit dhe kishte të drejta vizite.
Ai më pas e çoi Eitanin jashtë vendit me një avion privat, duke përdorur pasaportën izraelite të fëmijës. Diplomatët izraelitë kanë konfirmuar që atëherë ardhjen e tij në vend. Halla e nënës së Eitan, Gali Peleg paraqiti kërkesën për birësim në gusht, duke pretenduar se djali po mbahej peng në Itali.
“Ne nuk e rrëmbyem Eitanin … e sollëm atë në shtëpi,” tha ajo për Radio Izraelin dhe pretendoi se prindërit e Eitan kishin dashur të ktheheshin në Izrael para rrëzimit.
Halla nga babai i fëmijës, megjithatë, e përshkroi lajmin si “një tragjedi tjetër për Eitanin”, sipas gazetës italiane Corriere della Sera./javanews/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...