Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nga data 15- 17 shtator do ketë vizita zyrtare jashtë vendit.
Ajo më 15-16 shtator do të vizitojë Gjermaninë, kurse më 17 shtator do të ketë vizitë zyrtare edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mëson arbresh.info nga burime brenda Presidencës.
“Presidentja Vjosa Osmani do të ketë vizitë zyrtare në Gjermani më 15-16 shtator, kurse më 17 shtator do të udhëtojë për në ShBA. Gjatë këtyre vizitave Presidentja do të takojë zyrtarë të lartë të shteteve, ku do të diskutohet për vazhdim të bashkëpunimit dhe çështje të tjera më rëndësi për vendin”, ka thënë ky burim për arbresh.info.
Vjosa Osmani më 1 shtator mori pjesë në Forumin Ekonomik të Zvicrës.
Ajo gjatë qëndrimit në Zvicër është takuar edhe me presidentin zviceran Guy Parmelin, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve, me theks në sektorin e ekonomisë, të arsimit, bujqësisë e shëndetësisë./arbresh.info/
Biden e pret Trumpin në Shtëpinë e Bardhë
Arrestohet një person i dyshuar për vrasjen në Klinë
Krasniqi takon drejtoreshën e NDI: Angazhimi i PDK-së për fu...
E konfirmuar, një i vrarë dhe një i plagosur nga të shtënat ...
Dyshohet për një të vrarë dhe një të plagosur në qendër të K...
ETEA e quan fushatë dezinformuese debatin për edukimin seksu...