Këngëtarja e muzikës rock, Alanis Morissette ka pohuar se ajo është përdhunuar nga disa burra kur ishte në moshë të mitur.
Këtë deklaratë ajo e ka bërë në dokumentarin e HBO-së “Jagged”, premiera e të cilit do të shfaqet në Festivalin e Filmit në Toronto, transmeton portal arbresh.info
Gjatë intervistës ajo ka folur për jetën e saj si artiste e muzikës rock, ndërsa ka theksuar se është përdhunuar kur ishte vetëm 15-vjeç.
Në dokumentarin e Alison Klayman, Morissette, 47 vjeç, tha se i janë dashur të kalojnë disa vite që përmes terapive të mos e trajtonte veten si viktimë.
Morissette nuk përmendi asnjë nga abuzuesit e pretenduar në film. Ajo tha se akuzat e saj ishin hedhur poshtë nga njerëzit në industri në të kaluarën.
“Unë u thashë disa njerëzve dhe kjo ra në vesh të shurdhër,” tha ajo.
Morissette nuk do të marrë pjesë në debutimin e Festivalit të Filmit në Toronto, sipas Washington Post./arbresh.info/
Dianës i vjen motra në shtëpi, i thotë të dal nga shtëpia se...
Sjelljet e Xhenetës në shtëpi – Vëllai i Madh e çon automati...
Nesër Forumi i Rinisë i LDK-së dorëzon kallëzim penal në Pro...
Pllaka më e vjetër prej guri e mbishkruar me Urdhërimet e Bi...
Muriqi: I ka munguar Kosovës një lojtar si Jashari
Countryman: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është kyç