18 të vdekur dhe 183 raste të reja me Covid në Maqedoninë Veriore

18:25 | 13 Shtator 2021
Përparim Bublaku

Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 183 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), me çka numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me këtë virus në vend ka arritur në 183.705.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, vendi po ashtu ka regjistruar 18 vdekje të tjera, duke e çuar në 6.277 numrin e përgjithshëm të vdekjeve nga virusi.

Institucionet shëndetësore të vendit regjistruan edhe 531 pacientë të tjerë që fituan betejën kundër pandemisë, duke e çuar në 164.383 numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar.

Aktualisht në Maqedoninë e Veriut numri i rasteve aktive me COVID-19 është 13.045.

Që nga shpëthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore të vendit kanë kryer 1.225.089 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 2.035 teste të kryera brenda ditës së fundit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme