Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, paralajmëroi se kriza humanitare në Afganistan po shkon drejt një “katastrofe” dhe tha se njerëzit e këtij vendi janë në nevojë të dëshpëruar për një “litar shpëtimi”.
Guterres i bëri komentet në hapje të një konference të donatorëve për Afganistanin, në Gjenevë të Zvicrës.
Kombet e Bashkuara synojnë të mbledhin mbi 600 milionë dollarë për këtë vend.
Ai ka rënë nën kontrollin e militantëve talibanë më 15 gusht, dy javë para tërheqjes së forcave ndërkombëtare prej atje.
Më 7 shtator, talibanët kanë formuar Qeverinë e tyre.
“Pas dekadave të luftës, vuajtjeve dhe pasigurisë, ata [afganët] po kalojnë ndoshta orët e tyre më të rrezikshme”, tha Guterres.
“Sot, një në tre afganë nuk e di se nga do t’i vijë vakti i radhës i ushqimit. Niveli i varfërisë po rritet dhe shërbimet themelore publike janë afër shembjes”.
“Qindra mijëra njerëz janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre dhe, në të njëjtën kohë, Afganistani po përballet me një thatësirë të rëndë… Shumë njerëz mund të mbesin pa ushqim deri në fund të këtij muaji, sapo të afrohet dimri”, paralajmëroi Guterres.
Donatorët e huaj kanë siguruar më shumë se 75 për qind të buxhetit të Afganistanit, por ato pagesa janë ndalur kur talibanët kanë marrë kontrollin.
Kombet e Bashkuara u kanë bërë thirrje talibanëve që t’u japin punonjësve të ndihmës qasje të papenguar./Rel/
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...
Pse ngjyra e zezë tërheqë më shumë rreze të diellit?
E quajti kryeministrin “hajvan”, largohet nga ko...